Shërbimet

Pasion. Performancë. Përsosmëri!

SHËRBIMET DHE PRODUKTET

Ne jemi shpëtimi i çdo veture sepse ne sjellim shërbimet më të mira dhe pjesët më kualitative dhe origjinale për ato. Duke filluar nga shërbimet më të vogla, për të cilat ka nevojë vetuara juaj, deri tek ato të cilat janë të domosdoshme, ne jemi të gatshëm për të plotësuar çdo kërkesë të mundëshme.


MIRËMBAJTJA

E dimë që çdo veturë ka nevojë për riparim, prandaj shërbimi ynë kryesor është mirëmbajtja e veturës tuaj, e sidomos kur bëhet fjalë për veturat e brendit Volkswagen. Ne jemi gjithmonë në shërbimin tuaj, për të kujdesur për veturën tuaj që çdo gjë të jetë e sistemuar.

Shërbimet për mirëmbajtje

  • Sistem të planifikuar dhe mirëmbajtje preventive;
  • Kontroll detal i pjeseve elektronike;
  • Kontroll detal i pjeseve motorike;
  • Diagnostifikimi i elektronikës dhe motorit të veturës;
  • Ndërrim vaji/filtra.

SERVISIMI

Servisimi është pika jonë e fortë sepse ne prekim çdo imtësi për ta sjelluar atë në gjendjen më të mirë të mundëshme. Kështu gjatë servisit (kontrollit), analizohen të gjitha sistemet elektronike të automjetit Tuaj, si për shembull, pajisjet e kontrollit të motorit dhe të ndërruesit të marsheve, ABS, jastëkët e ajrit etj, në këtë mënyrë zbulohen në kohë gabimet e mundshme dhe ato mënjanohen shpejtë. Me këtë edhe ju do t’i evitoni dëmtimet e pakëndshme shtesë.

Shërbimet për mirëmbajtje

  • Inspektim i rrjedhjeve;
  • Programimi i çelësit të memories;
  • Servisim për sistemin ftohes;
  • Shërbim frenash dhe riparim;
  • Riparimin e Tansmetimit Automatik dhe Manuel;
  • Zëvendësim friksioni;
  • Servisim për sistemin ftohes;
  • Sistemi i ftohjes (A/C) dhe ngrohjes;
  • Inspektim përpara blerjes;
  • Servisim për radiator, pompë uji, ventilator, tub, termostat;

PJESËT

Për ju sjellim pjesët origjinale për markën e veturës tuaj, e në veçanti të asaj Volkswagen. Ne e dimë që vetura Juaj është dashuria Juaj, prandaj kujdesemi që ajo dhe çdo pjesë e saj të jetë 100% funksionale dhe e padëmtuar. Disa nga pjesët të cilat ne ua mundësojmë janë:

Shërbimet e detajuara tonat

Bateri origjinale për vetura

Garancion për startim të ftohtë deri në -25°C, siguria e lartë në verë për shkak të konsumit të vogël të ujit dhe shumë karakteristika të tjera e veçojnë këtë fitues në seri testesh, ndërsa juve ju garanton startim të sigurt. Akumulatori origjinal startues Volkswagen, për të cilin nuk nevojitet servisim, është mjeti më i mirë në rast nevojë.

Disk pllaka

Fuqi frenimi optimale, e arritur me kombinimin e materialeve specifike për çdo model, sjellja shembullore gjatë frenimit, rezistenca e madhe ndaj konsumimit dhe shumë karakteristika të tjera garantojnë funksionalitet maksimal të frenave tuaj.

Lëng të frenave (glicerinë)

Lëngu i frenave duhet në çdo moment të funksionoj në mënyrë të përkryer.
Si pjesë përbërëse integrale i gjithë sistemit të frenimit, lëngu efikas për frenat të Volkswagen-it kujdeset për sigurinë Tuaj.

Disqe të frenave

Pothuajse asnjë pjesë tjetër e automjetit nuk ka më shumë rëndësi për sigurinë gjatë udhëtimit sesa frenat. Funksioni i pandërprerë i disqeve të frenave me këtë rast luan një rol vendimtar.

Freksion

Freksioni është një nga elementet më të ngarkuar të automjetit. Modelet e reja e përmirësojnë komforin gjatë përdorimit të tij.

Filtra (të gjitha llojet)

Filtrimi i çdo produkti që kalon nëpër pjesët e veturës tuaj është i domosdoshëm, andaj ne ju sjellim të gjitha llojet e filtrave me kualitet të garnatuar.

Rrip dhëmbëzor

Rripi dhëmbëzor është pjesë këmbimi e konsumueshme. Kontrollohet në mënyrë vizuale gjatë çdo kontrolli të automjetit dhe ndërrohet rregullisht mbas 90.000 deri në 120.000km ose afatizim 2 vjeçar. Nëse gjatë blerjes të automjetit të përdorur mungojnë informatat për servisimin e rregullt të rripit dhëmbëzor, më mirë ndërrojeni menjëherë. Në atë mënyrë, nuk do të plasaritet dhe me këtë rast të shkaktoj dëmtime të rënda të motorit.

Amortizatorë

Amortizatorët origjinal Volkswagen janë të dizajnuar konkretisht për automjetin Tuaj Volkswagen dhe i janë përshtatur peshës së automjetit. Amortizatorët duhet të përshtaten saktësisht me të gjithë sistemet elektronike të sigurisë, si dhe me të gjithë komponentët e tjerë të Volkswagen-it Tuaj. Amortizatorët origjinal Volkswagen i plotësojnë të gjitha ato kritere. Kombinimi i përkryer i të gjithë komponentëve origjinal, garanton shkallë të lartë sigurie.

Kandela

Kandelat lazer – platini origjinal Volkswagen janë të shpejta, elastike dhe kanë mundësi rrotulluese shumë të mire, ndërsa kanë dhe shumë përparësi.

Shërbime të tjera

  • Mirëmbajtje e planifikuar e makinave
  • Pjesë origjinale të markave të tjera