Rreth Nesh

HISTORIA

Zgjedhja e profesionit është pikë kyçe nga e cila varet sistemi i jetës së njeriut. Kur zgjedhjet bëhen me dëshirë atëherë dashuria për punë rritet çdo ditë e më shumë. Në këtë mënyrë filluam edhe ne. Zgjedhja e një profesioni që do ta punonim me dëshirë ishte servisimi i veturave, hapja e një servisi para shumë viteve, në të cilin do të bëhej riparimi i veturave në përgjithësi, do të sjellë sot hapjen e një kompanie e cila me më shumë përkushtim do të fokusohet në këtë drejtim, gjithmonë për të sjellur tek ju atë për të cilën ka nevojë vetura juaj.

Një profesion i trashëguar është gjithmonë më efektiv se sa nisja e tij që nga hapat e parë, prandaj edhe ne, kompania AG-Auto Tronic me drejtor Gzim Bekteshi, jemi rezultat i një trashëgimie që profesionin e ka zbatuar me shumë dashuri dhe vazhdojmë ta bëjmë të njejtën, por me dozë të dyfishuar.

Sot kompania jonë funksionon si një nga serviset më të mira për veturat e tipit VW, Audi, Seat, Skoda.

Ne, edhe sot vazhdojmë të jemi të përkushtuar ashtu sikurse edhe në ditët e para kur filluam të merremi me këtë profesion dhe numri i klientëve dhe raporti ynë me ata tregon se jemi lider në rrethinën ku veprojmë.

RRETH NESH

Veturat sot janë domësdoshmëri. Pjesën më të madhe të kohës dhe shumicën e punëve të përditshme e mbarojmë me ato, prandaj edhe kujdesi duhet të jetë i një niveli të lartë. Kjo është arsyeja se përse ne prezentohemi përpara juve. Ne ua sjellim servisimin dhe pjesët origjinale për veturën tuaj, në veçanti të tipit Volkswagen. Me përvojë shumëvjeçare dhe punë profesionale ju garantojmë se e sjellim më të mirën për veturën tuaj, që do të thotë sjellim më të mirën edhe për ju. Vetura yte është pasqyra e stilit tënd!

MISIONI DHE VIZIONI

Misioni ynë

Të largojmë çdo problem nga vetura juaj në mënyrë që edhe ne të ndikojmë në menjanimin e fatkeqsive të mundëshme, me këtë është e sigurtë që ne do të arrijmë të jemi udhëheqës të profesionit në tregun vendas.

Vizioni ynë

Të ua shtojmë gjithmonë e më shumë dashurinë naj veturës tuaj. Të i’u bëjmë të kuptoni se edhe vetura ka nevojë për përkujdesje.

Back to top