Auto klima sistem

Auto klima sistem

Auto servisi AG-Auto Tronic ofron shërbimin për mirëmbajtjen e kondicionerëve të аutomjetëve VW, Audi, Seat, Skoda. Rregullimin e kompresorit dhe riparimin e instalimit të plotë të kondicionerëve. Përveç kësaj, ne gjithashtu mbushim kondicionerin e automjetit me gaz të gjelbër “R-134a” sipas normave të katalogut të prodhuesit.
– Sistemi i Auto klimës, duhet të servisohet në mënyrë periodike për të mbajtur të gjithë parametrat brenda kufijve të nevojshëm për funksionimin normal. Intervali i planifikuar nga të gjithë prodhuesit për servis të rregullt është 2 vjet, që do të thotë se duhet të bëhet përpara fillimit të çdo sezoni tjetër të përdorimit. Në servisimin tonë ky proces bëhet me makinë moderne dhe zgjat 30 minuta.

Servisi i rregullt i auto klimës përfshin zbrazjen e të gjithë instalimit, pastaj vakumimin për të hequr çdo lagështi nga sistemi si rezultat i mbushjes së tharësit ose ndërhyrjeve të ndryshme ku instalimi i sistemit të Auto klimës është hapur dhe ekspozuar ndaj kushteve atmosferike.
– Pas vakumit dhe testimit për rrjedhje të mundshme në instalimin e automjetit në fazën tjetër injekton vaj sintetik “PAG” në sistem, i cili përzihet me freon, duke krijuar kështu përzierjen e domosdoshme për funksionimin e sistemit të Auto klimës. Përveç vajit, një komponent me ngjyra “UV” i shtohet sistemit, duke evidentuar vendet e rrjedhjeve të mundshme në sistem.

Më në fund, freoni “R-134a” futet në masën e saktë, duke e vënë sistemin në funksion ndërsa kontrollon presionet e sistemit. Si pjesë e servisimit të rregullt, një filtër kabine (filtri polen) gjithashtu zëvendësohet nëse ky nuk është zëvendësuar tashmë në servisimet e rregullta të automjetit.
– Në mjediset urbane, intervali i zakonshëm për ndryshimin e filtrit të polenit është çdo 6 muaj.

Back to top